Qeni i ish-kampionit të boksit pret ende të zotin që humbi jetën për shkak të Covid-19

Qeni i ish-kampionit të boksit, Skënder Kurtit, pushtoi dje mediat shqiptare pas rrëfimit të mikut të tij.

Kuqi u quajt Hachiko shqiptar, pasi për ditë të tëra qëndroi ulur pranë Spìtalit Infektiv duke shpresuar se do të mund ta shohë të zotin të dilte fitimtar në luftën me virusin.

Murat Basha, shoku i ish-trajnerit të boksit, rrëfen për Report.tv për lidhjen e veçantë të besnikërisë mes tyre.Hachicko shqiptar që vijon të presë kampionin e tij! Rrëfimi i ...

“Ajo që më ka çuditur këto ditë është se Kuqi gjithë natën e ke këtu dhe me sytë nga shkalla se ndoshta del Neri. Paradite lëviz shkon në të gjithë vendet ku pas ndenjur Neri, te lokali tjetër, vjen këtu, shkon te Xhamlliku, shkon te palestra, gjithë kohën bën këtë itenerar. Me kanë thënë, se unë vetëm sot kam dalë, edhe gjatë kohës që Neri ishte në spìtal, mbas spìtalit infektiv qëndronte Kuqi, tani rri pret këtu”, shprehet Murat Basha, shoku i Skënder Kurtit.

Po tani që nuk është më i ndjeri Skënder Kurti, kush do ta ushqejë Kuqin?

“Kuqin gjithë lagjja do ta ushqejë, mos kini merak, por ai është i zoti vetes. Nuk kam pa qen më luftëtar dhe më të fortë. Nuk e përballon dot asnjëri. Kuqi është i jashtëzakonshëm.”PREKËSE / Ish-boksieri Skënder Kurti vdiq nga koronavirusi, qeni e ...

Në rrëfimin e tij Basha tregon se nuk e priste që koronavirusi do të merrte shokun më të ngushtë të jetës.

“Unë besoj në Zot dhe janë disa gjëra që vendosen atje lart dhe jo këtu poshtë. Është ai që vendos gjithçka, kur na merr, na ka sjellë në këtë jetë dhe do të na marrë dikur, por s’e kisha besuar që Ner Kurti do ishte një nga ata që do ikte nga kjo sëmundje.”

Skënder Kurti luftoi fort me virusin dhe pësoi edhe vdékje klinike, por nuk arriti do të mposhte atë, duke humbur betejën me virusin vetëm pak orë pasi gruaja e tij doli nga spìtali./Report tv