Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku sidomos kohët e fundit e shohim të postojë vazhdimisht foto e video nga përditshmëria e saj.
Së fundmi Xhensila ka guxuar pak më shumë me disa foto ku shfaqet më provokuese se zakonisht.
Ajo pozon me një trupore ngjyrë bezhë ngjitur pas trupit duke ekspozuar pjesën e dekoldesë.
Këngëtarja shfaqet në formë perfekte dhe super sensuale ashtu siç nuk e kemi parë kurrë më parë duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe miqve të saj të cilët e kanë komplimentuar me komente pafund krahas fotove, raporton Arkiva News.
Ajo ka publikuar në instagram edhe një video të shkurtër me momentet nga realizimi i setit fotografik ku e shohim në formë perfekte.