Ballina Magazina 'Princesh Izabela' tregon se si ndodhi që të merrte pjesë në serialin...

‘Princesh Izabela’ tregon se si ndodhi që të merrte pjesë në serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm’

Aktorja turke Melike Ipek Yalova rolin e saj të parë e luajti në serialin “Sulejmani i madhërishëm” i cili po transmetohet aktualisht në TV Klan.

Me rolin e Princeshës Izabela, aktorja arriti të bëhej e famshme menjëherë edhe pse nuk kishte eksperiencë në aktrim. Në një intervistë, ajo ka treguar se propozimi për të luajtur në serial ka ardhur shumë rastësisht, madje mund të themi se është një histori interesante.

“Do habiteni, por mua më propozuan të luaja në serialin “Sulejmani i madhërishëm” teksa po konsumoja peshk. Fillimisht unë i kisha kërkuar një mikut tim producent të më gjente një rol të vogël në ndonjë serial”, tregon bukuroshja turke.

Pin on Magnificent Century

Ai më tha se gjërat nuk funksionojnë kështu dhe do ta mendonte. Mendova se mbaroi me kaq. Një ditë me një mikeshën time shkuam të konsumojmë peshk në një restorant pranë detit. Unë në fakt nuk kisha ngrënë kurrë peshk në jetën time. As mikesha ime nuk e pëlqente. Por atë ditë thamë “Hajde të hamë shëndetshëm sot”, tregon ajo ndër të tjera.

Në tavolinën ngjitur nesh ishte producentja Nermin Eroglu. Ajo më dha kartvizitën e saj dhe më tha “Nuk e di çfarë pune bën, por unë jam producentja e Sulejmanit të Madhërishëm”. Më vonë e telefonova dhe shkova në xhirime. Edhe pse ajo më pëlqeu, kishte dyshime nëse mund ta bëja këtë punë”, shton ajo.

Xhiruam një skenë të shkurtër dhe më pas takova producentët e tjerë. Pasi ata thanë në rregull, mora rolin. Nëse e do diçka shumë, Zoti ta jep! Nuk e mendoja se do të arrija deri këtu. Kur i kërkova mikut tim të më gjente një rol, po pretendoja diçka të vogël, por arrita më shumë se kaq”-përfundoi aktorja.

Muhteşem Yüzyıl: Princess Isabella Fortuna

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Don Xhoni arréstohet nga polícia! Ja reàgimi i reperit! (FOTO)

Raportuam se reperi i njohur, Don Xhoni u shoqërua në políci gjatë ditës së sotme. Don Xhoni bëri reàgimin e tij të parë pas ndalimit...

Pas shérrit në Kënga Magjíke, Fifi dhe Mentor Haziri pajtohen?! (VIDEO)

Edhe pse kanë kaluar 4 vite që nga sherri i Fifit me këngëtarin Mentor Haziri, ai është pyetur përsëri për këtë çéshtje. Teksa ishte i...

Stresit i ndodh íncídent gjatë koncertit, léndohet në kokë reperi! (VIDEO)

Si një një nga reperat më të pëlqyer nga publiku, Stesi është mjàft i pranishëm nëpër koncerte. Por teksa ishte duke performuar së fundmi, reperit...

Top Channel “i bën gròpën” Olsi Bylykut: Ke vjédhur nga gardëroba dhe do…! (VIDEO)

Fillimet e tij si aktor humori, Olsi Bylyku i kishte te ‘Portokalli’ ku ai spikati me nofkën ‘kímíkati’. Pasi mori pak famë, ai u largua...

Pas daljes në ‘Më Lër të Flas’ reperi i njohur pëson aksídent! (FOTO)

Këngëtari i njohur, G-Bani, u rikthye në ekran pas shumë vitesh mungesë. Ai ishte në “Më lër të flas” në Top Channel, ku foli për...
error: Alert: Content is protected !!