Nevina Shtylla është single! Karantina e ka gjetur beqare moderatoren simpatike shqiptare dhe lajmin e ka dhënë vetë Nevina në emisionin “E Diell”.

“Nuk jam çift fare”, tha ajo në emision ku moderon edhe vetë, ndërsa u pyet nëse izòlimi e kapi të bashkuar apo të ndàrë.

Në korrik 2019 u zbulua lidhja e Nevinës me juristin Arbër Myftari, një djalë shumë simpatik, mjaft serioz me të cilin, moderatorja ishte e lidhur prej vitesh.

“Nevina dhe Arbri jo vetëm që kanë një lidhje të gjatë dhe shumë të fortë mes tyre, më shumë sesa 3-vjeçare, por bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë”, shkruante “Panorama Sport” në 2019-n.

Ndonëse të lidhur prej vitesh, Nevina u tregua mjaft diskrete për të mos e bërë publike lidhjen e saj.

Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për Arbrin, i cili në profilin e tij privat në Instagram, kishte disa fotografi me partneren, të cilat nuk e dimë ende në vijojnë të qëndrojnë aty.

Nevina nuk foli për ndàrje konkretisht në emision, por la të kuptohej se historia e saj e dashurisë me juristin ka marrë fund pas disa vitesh…

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!