Një pérleshje fizike ka ndodhur të enjten mbrëma në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndérruar në karantinë për 500 persona, mes të cilëve edhe këngëtari Robert Berisha.

Polìcia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në konviktin numër 3.

“Ka ndodhur rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Polìcia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thuhet në njoftimin e polìcisë sipas Telegrafit.

E izoluan në konvikt, Robert Berisha: Skandaloze! Më mungon vajza ...

Deri më tani në Qendrën e Studentëve janë vendosur 500 persona në karantinë, mes të cilëve edhe vetë këngëtari i cili sapo ishte kthyer nga SHBA. Në karantinë ndodhet edhe menaxheri i reperes Tayna, Rinor Hykolli, i cili po i kalon këto ditë i izòluar.

Tashmë pas 14 ditësh qëndrimi atje, pritet që Robertit t’i kryhet testi për koronavìrusin, dhe për të parë nëse është pozitiv apo negativ çka do t’i japë dritën jeshile për t’u bashkuar me familjen e tij.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!