Arbana Osmani dhe regjisori Eduard Grishaj prej kohësh tashmë janë në një marrëdhënie.
Ata i shohim gjithmonë bashkë dhe së fundmi duket se kanë nisur bashkëjetesën.
Në një video të postuar në instagram Eduardi së bashku me mbesën dhe djalin e moderatores janë duke u stërvitur së bashku në ambjentet e shtëpisë.
Ai shihet teksa ju mëson ushtrime fëmijëve ndërsa i bën tag Xhemit duke shkruar: “Ora e palestrës, as Xhemi Shehu nuk e konkuron skuadrën tonë”, raporton Arkiva News.
Xhemi nga ana tjetër thotë se nuk ka shanse të fitojë kundrejt kësaj skuadre ndërsa i referohet edhe Arbanës si kapiteni të cilin e paskan lënë të filmojë.