Për shkak të numrit të madh të jetëve të hùmbura në New York, vàrrezat nuk kanë pasur vend për të gjithë personat që kanë ndërruar jetë.
Kështu, janë hapur vàrreza masive në Hart Island, në distriktin e Bronx.
Në këtë vend po vàrrosen persona që kanë ndërruar jetë prej ditësh, mirëpo kanë mbetur në mòrg.
Asnjë i afërt apo familjar nuk është paraqitur për të vdékurit nga Covid-19, ndaj vàrrimi në këtë vend ka qenë zgjidhja e vetme për ta.
New York ka numrin më të lartë të të prékurve nga koronavìrusi, ndërsa rikujtojmë se deri tani në SHBA ka shkuar në 493,087 numri i të inféktuarve, ndërsa 18,325 persona kanë ndërruar jetë.
Brenda 24 orëve të fundit, në SHBA u regjistruan 1,634 jetë të hùmbura.