Disa javë më parë, reperi i njohur Gold AG, i dha fund beqarisë.

Këngëtari u martua në fshehtësi të plotë, pa bërë bujë dhe askush nuk e dinte për lidhjen e tij, pasi ai asnjëherë nuk kishte folur për vajzën që i ka vjédhur zemrën.

Për herë të parë lidhur me martesën, Gold AG ka folur në emisionin “Prive”, ku ka zbuluar edhe detajet e para.Rapper Gold Ag surprises the couple in the middle of the wedding

Ai tha se ka preferuar ta mbajë gjithçka të fshehtë, pasi edhe bashkëshortja e tij nuk ka dashur të bëhet publike.

“E kam mbajtur të fshehtë, pasi edhe ana tjetër, nusja ime nuk ka dashur. Kjo është një gjë private, personale e imja. Në të ardhmen shpresoj që do e shihni të gjithë”, tha këngëtari.

Më pas, Gold AG, tregoi se edhe portretin e bashkëshortes së tij do e shohim së shpejti, sapo ajo të ketë dëshirë të bëhet pjesë e rrjeteve sociale.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!