Prej disa ditësh në mediat turke ka qarkulluar lajmi se aktorja Fahriye Evcen nuk flet me kunatën.

Thashethemet nisën kur Fahriye e hoqi nga lista e ndjékësve, motrën e Burak Ozçivit i njohur si “Osmani”. Madje mediat raportuan se mes Fahriyes dhe motrës së Burakut ka patur një zénkë.

Sipas tyre aktori ishte në një pozitë të vështirë pasi i duhet të mbante anën e bashkëshortes, por edhe të motrës.

Pas lajmeve të shumta për raportin mes dy kunatave, ka reaguar më në fund Fahriye Evcen.

Aktorja 33-vjeçare ka treguar se mes saj dhe kunatës nuk ka patur asnjë zënkë dhe ka sqaruar si qëndron e vërteta. “Nuk ka absolutisht asnjë problem midis nesh.

Ajo nuk e përdor më llogarinë e saj në Instagram prandaj e hoqa. Nuk është ashtu siç shkruajnë mediat”-është shprehur Fahriye Evcen./TribunaQendrore

Statement by Burak Özçivit's wife, Fahriye Evcen, about her sister ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!