Prej disa kohësh tashmë, aktorja Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Madje, Rudina së bashku me të bijën janë shpërngulur në shtëpinë e Markut dhe kanë nisur bashkëjetesën.

Së bashku me fëmijët e Markut, ata janë një familje e madhe dhe e lumtur, siç ka treguar shpeshherë Rudina.
Aktorja nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj dhe poza të shumta me partnerin e zemrës.

Marrëdhënia e tyre vazhdon të komentohet në media që prej bërjes publike të romancës, mirëpo Rudina i merr gjithmonë me sportivitet komentet kundrejt saj.
Ditën e sotme, aktorja publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një bluzë rrjete, krahas së cilës shkruante: “Vishuni trashe,per Zotin ngriva!”
