Prej kohësh dihet se marrëdhëniet mes dy reperëve, Fero dhe Noizy, nuk janë aspak të mira.

Dy djemtë janë “kapur” herë pas here me njëri-tjetrin, duke hedhur thùmba e duke bërë deklarata publike.

Mirëpo, Fero e ka çuar në një tjetër stad sherrin, pasi i ka bërë Noizy-t një diss në këngën e tij të re të titulluar “1 e keni”.

Në këngën e tij, reperi përmend bashkëpunimin e Noizy-t me motrat Mustafa.

https://www.instagram.com/p/B-xpmpQohIm/

“Pse po lyp apet
E din edhe vetë qe nuk jeni kerka
Kejt publika po bertet, njo e kena kejt
Ai osht Alles Baba
M’shtinet apet tash s’ko mu nal, haha
Qysh ti reper ke bo muzik me motrat Mustafa”- janë fjalët e Feros në këngë.

Gjithashtu, ai sqaron në një postim në InstaStory se në fakt nuk ka asgjë me motrat Mustafa, por me Noizyn.

“Fansa du me ju lajmëru diçka, ju lutna mos disrespektoni motrat Mustafa. Në asnjë mënyrë diss-i nuk është për ato, diss-i është ju e dini për kon. Kërkoj falje motrave Mustafa dhe kam respekt për juve.”- shkruan Fero.

Pas këtij diss-i, Noizy s’mund të rrinte pa reaguar.

Mirëpo, ndryshe nga ç’e prisnim, ai ka treguar se nuk ka kohë të merret me Feron.

Reperi ka publikuar një foto të tualetit, krahas së cilës shkruan:

“Sikur t’ia vlente të harxhoja kohën me ty”, duke e lënë me kaq “sherrin” e tyre.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!