Nuk i shpëton as Gjiko ndryshimeve të ‘look’-ut në karantinë, ja çfarë ka bërë reperi (FOTO)

Diçka që kanë bërë më së miri shumica e njerëzve gjatë këtyre ditëve në karantinë është ndryshimi i look-ut të tyre.

Duket se këtij ndryshimi nuk i rezistoi dot as reperi Gjiko, të cilin jemi mësuar ta shohim gjithmonë me të njëjtin model flokësh.

Pas kaq kohësh, reperi ka ndërruar look për herë të parë.Gjiko

Në llogarinë e tij në Instagram, Gjiko ka treguar pamjen e re, në një foto ku ka pozuar së bashku me të birin.

Baba e bir janë qethur dhe duken thuajse njësoj, ndërkohë që reperi ka buzëqeshur me të madhe dhe duket se ndihet mirë me pamjen e re.

Kjo është hera e parë që Gjikon e shohim tullac dhe të mos ishte për karantinën, mbase s’do ta kishim parë kurrë me një look të tillë.

Po Elita ç’mendon vallë për këtë pamje të re të partnerit të saj?