Emri i tij u bë i famshmëm për herë të parë në talent show-n “The Voice of Albania” në vitin 2011 ku ra në sy jo vetëm për zërin magjepsës por edhe për sensin e tij të humorit që shkaktonte shpesh të qeshura në skenë.

Mirëpo, ndonëse prej vitesh tashmë është një nga emrat më të lakuar të skenës muzikore shqiptare, pakkush e di se Ylli Limani vjen nga një familje artistësh.

Gjatë ditës së sotme, në një intervistë në emisionin “E diell”, Ylli rikujtoi si rrallëherë se është i biri i kitaristit të grupit legjendar Minatori, Mufail Limani.

Në një lojë ku Limanit iu kërkua të këndonte live një pjesë të këngës “Mori molla me sherbet” të pikërisht këtij grupi, këngëtari i hitit “S’ki me m’pa” u shpreh se e di mirë këngën pasi i ati i tij është pjesë e grupit.

“Ua njoh të gjithë repertorin”-tha Ylli teksa performoi për publikun e “E diell”.

Sakaq, babai i artistit sot krahas punës me grupin legjendar muzikor, është gjithashtu drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!