Noizy i vë kapak përfundimisht ‘diss’-it të Feros (FOTO)

Pak ditë më parë, Fero lançoi këngën e tij të re “1 e keni”, ku i bënte një diss të hapur Noizy-t.

Ai kishte futur në këngën e tij një pjesë të bahskëpunimit të Noizy-t me motrat Mustafa dhe “tallej” me këtë fakt.

Këngën e re të Feros e ripostoi edhe Stresi, i cili qeshi me të madhe me pjesën që i dedikohej Noizy-t.

Fero i bën 'diss' Noizyt në këngën e re "1 e keni", ia përmend ...

Kështu, dy reperët thùmbuan hapur Noizy-n, i cili në InstaStory ka vendosur të kthejë një përgjigje.

Mesa duket, reperi s’ka duruar dot gjatë pa i hedhur gjithashtu një thùmb “kundérshtarëve” të tij, duke i quajtur fëmijë.

“Janë ca fëmijë që s’ia vlen me iu dhënë vëmendje, thjesht le të vdésin në heshtje. Dalim te ai muhabeti i pambukut. Do të doja që ti t’ia vleje për të të bërë diss. Do të doja. Por ti nuk vlen”- shkruan Noizy, duke i vënë njëherë e mirë kapakun këtij muhabeti.