Fuqia dhe ndikimi i rrjeteve sociale në ditët e sotme është rritur shumë. Ndaj, edhe njerëzit i kushtojnë më tepër rëndësi dhe kohë.
Aq e madhe është fuqia e tyre sa nëpërmjet fotove që poston mund të ndryshojë totalisht edhe jeta jote. Kjo ka ndodhur me disa personazhe turq që tashmë janë të famshëm. Ne veçuam 2 prej tyre!
Berkay Hardal: Berkay-n të gjithë e njohim nga roli i Muratit në filmin “Nusja nga Stambolli”. Mënyra si Berkay e mori këtë rol ishte shumë e thjeshtë. Menaxherja Muzeyyen Karaka u njoh me të duke parë fotot e tij në instagram dhe direkt mendoi se ai ishte i lindur për të qënë pjesë e kinematografisë. Nga disa foto në instagram mund t’ju ndryshojë e gjithë jeta dhe Berkay është shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë.
Afra Saracioglu: Një vajzë tepër e bukur, joshëse si Afra nuk mund t’i shpëtonte syrit të Ozcan Deniz(Faruku tek Nusja nga Stambolli) i cili sapo pa fotot e saj në instagram vendosi t’i ofronte një rol në një prej projekteve të tij. Sot Afra vazhdon rrugëtimin e saj në kinematografi ku së fundmi e kemi parë në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”. Pas kësaj, besojmë çdo vajzë që e lexon këtë lajm, do përpiqet t’i kushtojë më tepër rëndësi fotove që poston në rrjetet sociale.
