Reperi Ledri Vula ka treguar gjithmonë se është çun për shtëpi dhe ka një lidhje tepër të veçantë me familjarët e tij, sidomos me gjyshin dhe gjyshen.

Nuk janë të rralla rastet kur gjyshërit e Ledrit i kemi parë në Instagram si mbështetësit më të mëdhenj të reperit, të cilët pëlqejnë çdo projekt të ri të nipit të tyre.

Dy muaj më parë, u bë virale një video e Ledrit në Instagram, ku dy gjyshërit e tij kërcenin me këngën e re të reperit dhe u kthyen në çiftin më cool të Instagram-it.

Sot, gjyshja e Ledrit feston 85-vjetorin dhe Ledri është siguruar që ajo të kalojë një ditëlindje fantastike, megjithëse është në karantinë.

Reperi ka festuar së bashku me familjen e tij ditën speciale të gjyshes, ndërsa në InstaStory ka ndarë momentin e prerjes së tortës, teksa të gjithë i kishin sytë nga gjyshja.

Gjyshërit е Ledrit e “djegin” duke kërcyer me këngën e nipit - ALSAT-M

Ata i këndojnë së bashku këngën e ditëlindjes dhe gjyshja e Ledrit duket e lumtur nga dashuria që i është dhuruar në këtë ditë speciale për të.

“Ditëlindje në karantinë #85”- shkruan reperi krahas videos së tij.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!