Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani treguan pak ditë më parë se i pëlqen shumë jeta në fshat dhe kalimi i kohës në një vend të qetë.
Ata kanë ndarë foto të ndryshme me ndjekësit, duke shijuar rrezet e diellit pranë të voglit të tyre, Noah.

Së fundmi duket se këto ditë, Methasani po i shfrytëzon dhe për t’u kujdesur për trupin e saj.
Ajo ka publikuar disa foto duke zbuluar se ka vendosur të ngjisë vendin në të cilin ndodhet.

“Mama në ngjitje”, ka shkruar Fatma krah postimit më të fundit, ku shfaqet e veshur sportive mes natyrës.
Me sa duket kjo është një mënyrë e mirë për të mbajtur trupin në formë dhe për të shijuar kohën me diell.
