Shumëkush do të druhej para se të publikonte një foto natyrale nga karantina, por jo Emina Cunmulaj, e cila njihet për thjeshtësinë e saj që e karakterizon.
Së fundi, modelja shqiptare i ka mahnitur ndjekësit me një postim në Instagram ku shfaqet tërësisht natyrale.
E veshur me një kostum sportiv, Emina spikat me linjat e saj elegante, por më së shumti me ekspozimin e fytyrës së saj pa pikë makijazhi.

Në këto ditë të vështira Emina po qëndron e vetizòluar së bashku me familjen e saj për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Ajo ka publikuar vazhdimisht foto nga shtëpia, duke u treguar ndjékësve si e kalon ditën e izòluar. Lulet janë pasioni i saj më i madh kështu që modelja merret me dekorimin e shtëpisë së saj për të kaluar sadopak mërzitjen.