Ballina Showbiz Një baba si Gent Zenelaj! Aktori i njohur ndan me ne momentet...

Një baba si Gent Zenelaj! Aktori i njohur ndan me ne momentet e veçanta me të bijën (VIDEO)

Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka treguar disa herë lidhjen e ngushtë që gëzon me fëmijët e tij, për të cilët kujdeset maksimalisht gjatë gjithë kohës.

Së fundmi Genti ka publikuar një video me të voglën e tij, duke treguar se si është për ta rutina e darkës mes shumë kërkesash.

“Kërkesat: Çorapet me Pepa Pig, krevati i mbuluar si shtëpi, macen brenda në krevat, lexim përralle jo nga libri, e drejta për të bërë 100 pyetje, macja të dalë vetëm kur duam ne”, ka shkruar Zenelaj krah videos ku shfaqet duke i veshur çorapet vajzës, e cila argëtohet shumë me të atin.

Gentian Zenelaj: Të gjithë politikanëve antishqiptarë do u hiqja ...

Përkujdesja e Gentit nuk i ka shpëtuar ndjekësve dhe ndër to ka dalluar komenti i Turjan Hyskos i cili ka shkruar: “Ta ha kokën ajo ty”.

“Mi ka futur të dyja këmbët në një këpucë gocash”, i ka kthyer përgjigje Genti duke treguar dhe debulesën që ka për vogëlushen.

Përveç kujdesit për familjen, Zenelaj ka vazhduar të jetë i pranishëm edhe në ekran gjatë kësaj periudhe, falë skeçeve të ndryshme humoristike me stafin e spektaklit ‘Klanifornia’./revistawho.com

error: Alert: Content is protected !!