Italia vijon të plagoset nga koronavìrusi dhe deri tani renditet e para në rang botëror sa i përket numrit të viktìmave, me 18,279 të vdékur dhe 143,626 të inféktuar.
E mes viktìmave ka edhe shqiptarë, trupat e të cilëve janë nisur drejt Shqipërisë, teksa shifra e saktë nuk bëhet me dije.
Këto janë pamjet dramatike që vinë nga porti i Barit në Itali dhe siç raportojnë mediat italiane, arkmòrtet do të transportohen për në portin e Durrësit.

Viktimat shqiptare të COVID-19 në Itali do të përcillen për në banesën e fundit në vendlindje, duke respektuar edhe protokollin e ceremonisë mòrtore në një situatë të tillë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 610 viktìma të tjera nga koronavìrusi, ndryshe nga një ditë më parë që ky numër ishte më i ulët, duke e çuar në 18,279 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën.
