Ballina Showbiz Nga riatdhesimi dhe bareve tek hapja e shkollave! Gjithçka që duhet të...

Nga riatdhesimi dhe bareve tek hapja e shkollave! Gjithçka që duhet të dini rreth këtyre çështjeve

Prej datës 9 mars, vendi ynë ndodhet në karantinë për shkak të koronavìrusit! Qeveria ka marrë masa të rrepta me qëllim parandalimin e përhapjes së tij, megjithatë deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 518, 24 raste u shënuan vetëm ditën e sotme.

Pas përhapjes së vìrusit të rrezikshëm qeveria mbylli shkollat dhe më pas kufijtë, lundrimet dhe fluturimet. Në këtë mënyrë shumë nxënës dhe studentë nisën të bënin mësime online për të mos mbetur mbrapa, ndërsa për ata që mbetën jashtë kufijve, kryeministri Edi Rama bëri të mundur riatdhesimet.

Nëpërmjet avionit “Lasgushi” u bë i mundur kthimi i qindra qytetarëve, megjithatë edhe shumë të tjerë mbetën sërish jashtë. Por, tani qeveria u ka dhënë sërish një mundësi të dytë duke i rihapur riatdhesimet.

Prej ditës së sotme hapen prenotimet për fluturimet e shqiptarëve që do të nisin ditën e shtunë nga Roma. Pas ardhjes në Shqipëri, në mënyrë të rreptë askush nuk do i shmanget qëndrimit në karantinë.

Qytetarët do të akomodohen për 14 ditë në hotelet e caktuar nga qeveria me një kosto prej 21 eurosh në ditë. Prej të cilave 14 euro do të mbulohen nga qeveria, ndërsa 7 euro për ushqimet do të paguhen nga vetë qytetarët.

Përsa i përket biletës, qeveria ka thënë se çmimi do të jetë i arsyeshëm dhe është caktuar se për udhëtimet nga Roma qytetarët do të paguajnë 100 euro. Por, ndonëse riatdhesimi është hapur shumë qytetarë kanë sërish frikë.

Ende nuk dihet nëse do të ketë fluturime nga të gjithë shtetet, marrim shembull Austrinë ku qindra qytetarë kanë mbetur jashtë kufijve, pasi as herën e parë nuk u bë i mundur kthimi i tyre.

Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Ndërkohë, në vendin tonë kufiri doganor është i hapur vetëm par makinat e mallrave dhe nuk ka ende një afat se kur do të hapen për të gjithë qytetarët.

Përsa u përket lundrimeve, qeveria ka njoftuar se ato qëndrojnë të hapura vetëm për anijet e mallrave. Rihapja e shkollave është sërish një nga temat që i shqetëson më shumë qytetarët, sidomos maturantët.

Në deklaratën e dhënë së fundmi, ministrja Besa Shahini dha detaje të rëndësishme përsa u përket shkollave, megjithatë nuk tha një datë rifillimi.

Shahini tha se maturantët nuk do të kenë në provim asnjë temë nga ato që nuk kanë trajtuar në shkollë. Pra në tezën e provimeve do të kenë pyetje që lidhen kryesisht me klasën e 10 dhe të 11.

Shpartallohen doganat, ora luksi me vlerë 100 miliardë lekë drejt ...

Ministrja tha se nëse shkollat nuk do të hapen deri në muajin maj, atëherë procesi mësimor do të shtyhet me një muaj. Edhe hapja e lokaleve dhe bareve është një çështje që ka hasur shumë diskutime.

Pronarët janë të shqetësuar për ecurinë e bizneseve të tyre, megjithatë kryeministri Edi Rama në një deklaratë të tij e tha shkurt: “Do të hapen kur lùfta të ketë mbaruar plotësisht” Kurba e të infektuarve në vendin tonë ka ulje-ngritje të forta nga dita në ditë dhe kjo e bën më të vështirë situatën.

Ndonëse u tha se piku ka kaluar rastet e ditëve të fundit tregojnë se jemi ende në vështirësi. Pra, kur situata të përmirësohet dhe rrezikshmëria të mos jetë kaq e lartë, atëherë do të kemi një përgjigje nga qeveria për fillimin e jetës normale.

Bllokimi i pikave doganore në Greqi, policia jep detajet | Gazeta ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!