Këngëtarja Fjolla Morina nuk po ndalet së publikuari imazhe në Instagram. Ajo madje në të shumtën e rasteve po shkruan për politikë e po lëshon edhe batuta.
Këtë herë këngëtarja e njohur Fjolla Morina ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve.

Nga të gjitha punët e shtëpisë, Fjolla veçoi gatimin si të preferuarin e saj, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimet tradicionale.
Këngëtarja pranoi se është duke konsumuar më shumë se zakonisht dhe deri tani ka shtuar plot 5 kg.
