Ballina Showbiz Në karantinë së bashku! Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me Romeon (FOTO)

Në karantinë së bashku! Jonida Maliqi flet për marrëdhënien me Romeon (FOTO)

Teksa të gjithë mendonim se këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre, dyshja u nis në jug për të kaluar disa ditë izolimi së bashku.

Postimet e tyre në rrjete sociale i nxorrën zbuluar, duke lënë të kuptohet se ata vazhdojnë të jenë ende bashkë.

Pavarësisht se Romeo ka folur disa herë gjatë intervistave për romancën e tyre, Jonida ka preferuar të qëndrojë e heshtur.

Të përqafuar në pishinë, Jonida Maliqi dhe Romeo konfirmojnë ...

Megjithatë, në një intervistë për revistën “Story” ajo rrëfehet si rrallëherë për marrëdhënien me Romeon, të cilin e quan “shok”, megjithatë përmend faktin se ka frikë t’i ndajë gjërat me të tjerët, sepse lumturia e saj do të prishej.

Një pjesë nga intervista:

Përdore një fjalë “romantike”. Romantike dhe Romeo, shkojnë bashkë duke u nisur edhe se si Shekspiri e ka projektuar atë dashurinë e famshme me këtë emër?

R për R thua ti. Edhe unë Jonida si Julieta…

Tani si është puna, ju luani me ne apo ne po luajmë me ju të dy?

U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!

Atëherë si ta kuptojmë ne që jeni më shumë se shokë?

Po çfarë ju duhet ju njëherë! (Qesh)Nuk hani bukë, nuk ju zë gjumi natën? Apo do ndjeheni më të lumtur. Se nëse do të ndjeheni më të lumtur unë direkt e them, por kam frikën se mos mërziteni!

Do ndjehemi të lumtur sigurisht, se do besojmë mëshumë tek ekzistenca e dashurisë…

Ju mendoni se ka njerëz kaq dashamirës?! A ia vlen ndonjëherë t’i ndash gjërat që i do, me të tjerët? Sepse unë gjithmonë kam qenë shumë strikte në këtë sens. Pavarësisht faktit se unë me shpirt, ndjehem ashtu si çdo njeri që ndjehet i mbushur, e që do të donte ta ndante me gjithë botën. Por unë i tremben lumturisë, sepse ajo është aq e bukur, por edhe e frikshme. Prandaj kur u bë publike, kam qenë shumë nën tension, sepsei kudo ku shkoja, qoftë edhe njerëzit e thjeshtë kënaqëshin me video apo me foto. Çfarë nxjerr në fund fare, çfarë po bëj të jashtëzakonshme? Asgjë! Po jetoj jetën time. Kështu gëzuar!

Jonida Maliqi dhe Romeo fotografohen duke u përqafuar (VIDEO ...

Gëzuar edhe me trashëgime!

Faleminderit! (qesh)

Po Romeo ku ndodhet tani?

Pse s’e pyet vetë, mund ta pyesësh tani. (Qesh)

Për pyetjen që po bëhet live, duam dasmë pas karantinës si mund të përgjigjesh?

E para çështja e dasmës është për t’u diskutuar. Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë, me gjithë situatën që ka ndodhur në këtë periudhë, kam shumë frikë nga planet. Vetëm asaj i trembem, dhe është e vetmja gjë që më ka bërë të reflektoj gjatë.

NGA DETAJET TEK DALJA NGA APARTAMENTI/ Jonida Maliqi dhe Romeo ...

Beson tek dashuria e vërtetë në këtë kohë, kur çfarë nuk dëgjojmë e çfarë nuk na shohin sytë?

Gjithmonë kam besuar. Kam qenë nga ato vajzat që kam ëndërruar për fustanin e bardhë, kam ëndërruar për familjen perfekte. Jam rritur në një familje me shumë dashuri, familjarët më kanë ndihmuar për të vazhduar ëndrrën time që në fëmijëri. Për mua një qenie pa dashuri, një qenië pa lumturi, pa vetëbesim, pa ndjeshmëri, c’kuptim do të kishte? Është shumë e rëndësishme, dashuria të bën më të bukur, të bën njëri më të mirë, të bën njëri më frymëzues, më krijues, kështu që në të gjitha dimensioned e saj, mendoj që çdokush duhet të luftojë për të qenë i dashuruar dhe i realizuar. Nuk do të thotë kjo vetëm në marrëdhëniet në çift, sepse unë kam tim bir që më përmush maksimalisht, kam familjarët e mi. Por në çift është pastaj ajo që të bën të qeshësh, të ndjehesh femër, e dëshiruar nga dikush, e joshur. Dhe ne femrat vdesim për këtë!

Kur jeni bashkë e bën më shumë ti për të qeshur Romeon, apo ai ty. Dhe është me ty në këto momente?

Jo, është Dani, Dani me gotën e verës. (Qesh) Nuk të them tani më. Në bazë të profesioneve që kemi sigurisht që… Dëgjo, unë Romeon e kam shumë xhan, e kam shumë shok.

Po mos thuaj “e kam shok”…

Në të tilla raste s’ke ç’të thuash!

Jonida 1 - TiranaNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!