Reperi i njohur, Mozzik ka treguar me anë të disa fotove në ‘Instagram-in’ e tij se karantina e ka bërë të merret më shumë me sport dhe të kalojë kohë më të gjatë në natyrë.
“E deri sa të vijë koha e koncerteve, po shijojmë malet me sport. Uroj të kalojë sa më shpejt kjo situatë. Sot duke ecur me biçikletë 30km”, ka shkruar Mozzik krah postimit ku shfaqet i veshur sportiv dhe biçikletën.

Me siguri reperi është duke e shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë pushimi dhe bukuritë që të ofron natyra.
Mozzik ka qenë mjaft aktiv edhe në llogarinë e tij në ‘Instagram’ këto ditë, duke ndarë me ndjékësit momente të ndryshme gjatë karantinimit./revistawho.com