Mozzik nuk di të ndalet! Ka një surprizë për të gjithë fansat (VIDEO)

Emergjenca Covid-19 i ka mbyllur të gjithë në shtëpi, ndaj çdokush ka gjetur kohë të merret me veten, me personat e dashur, t’i përkushtohet një pasioni apo thjesht të rikujtojë kohët e bukura që ka kaluar.

Ndërsa Mozzik, ka vendosur të bëjë atë që di më mirë, të krijojë këngë të re.

Pak më parë, artisti na ka surprizuar të gjithëve teksa ka zbuluar se së shpejti do të publikojë projektin më të ri muzikor.

Ai është i punuar nga vetë Mozzik dhe do të publikohet më 8 maj.

Mozzik ka publikuar në Instagram një pjesë nga kënga dhe mezi po presim ta dëgjojmë të gjithën.

Kujtojmëbse këngën e fundit, Mozzik e ka publikuar më 13 shkurt si një dedikim për destën e “Shën Valenrinit”.