Morena Taraku flet e trishtuar për ditët e saj në karantinë

Morena Taraku jeton prej kohësh në Stamboll, aty ku zhvillon edhe karrierën e saj. Megjithatë situata prej pandemisë edhe në Turqi duket aspak e mirë. Qeveria ka lajmëruar se për 48 orë do të mbyllet gjithçka, mirëpo Morena ndodhet e vetme dhe larg familjes.

Morena rrëfen për ndjekësit e saj sa keq e përjetoi lajmin e izolimit për 48 orë, duke iu dashur ta kalojë e vetme këtë situatë.

“Shpresoj që jeni mirë. Në Istanbul sot kanë vendosur që 48h të mos dilet askund, të qëndrojmë vetëm në shtëpi. Unë kam qëlluar larg familjes time dhe tani që dëgjova që ne nuk mund të dalim 48h as tek dera e shtëpisë, u mërzita shumë dhe po lutesha që të na lejojë Zoti t’i shohim edhe njëherë sa më parë të afërmit e zemrës.

Ata që janë afër familjes, sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Kurse ata që karantina i ka ndarë nga njerëzit e zemrës, sikurse mua, në mesin e miliona njerëzve të huaj, lutuni që sa më shpejt Zoti të bëjë mrekullira dhe të takohemi përsëri me ata që duam.

Unë kam vetëm këtë lutje tek ti Zot…

Desha ta ndaj me ju, sepse ky shkrim mund të ishte edhe tek ditari im dhe të mos e lexonte askush… por ta dish që ti nuk je i vetmi që ndihesh kështu.

E juaja, Morena”, shkruan këngëtarja në Instastory. Kujtojmë se Turqia deri më tani ka 1006 vìktìma.