Këngëtarja Morena Taraku ka kaluar ditën e saj më speciale e izòluar në shtëpi.
Ajo ka mbushur 27 vjeç, mirëpo kjo ditëlindje ka qenë më e pazakonta për këngëtaren.

Kësaj here, asaj i është dashur të festojë në karantinë, megjithatë surprizat e familjarëve nuk kanë munguar edhe në këtë situatë.
Në mesnatë, Morena është surprizuar me lule, dhurata dhe një tortë shumë të këndshme e cila mbante portretin e saj.
Pasi ka fryrë qirinjtë, të gjithë kanë dalë jashtë për të parë një shfaqje me fishékzjàrre, ndërsa në Instagram këngëtarja ka marrë urimet më të bukura.