Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale këto ditë që po qëndron e izòluar në shtëpi, si pasojë e pandemisë koronavìrus.

 Përveçse disa herë është future live në “Instagram”, ajo ka vendosur që me ndjékësit të bëjë edhe “mini-intervista” në “Instastory”.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjékësit e saj një situatë të sìkletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje”, e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit”, është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie.

 Fjoralba Ponari përpiqet ta mbajë sa më hermetike jetën e saj private dhe të rralla janë herët kur ajo vendos të hapet me publikun për çështjet personale të jetës së saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!