Kur ke një program me të ftuar personazhe të njohur të ekranit, mund të kesh histori nga më të ndryshmet.

Por moderatorja e emisionit “Glamour Zone” të TV Ora, Ester Bylyku, ka një histori me një personazh që i ka mbetur në mendje.

E pyetur nga aktori i njohur Drilon Hoxha gjatë rubrikës “Hot” në emisionin e saj, se cili ishte i ftuari më jokorrekt që ka patur ndonjëherë në emision, Esteri përmendi emrin e Çiljeta Xhilagës.Nuk e hapi më telefonin”, moderatorja e RTV Ora zbulon bëmat e ...

Drilon Hoxha: Cili ka qëne i ftuari më jokorrekt tek emisioni jot?

Ester Bylyku: I ftuari më jokorrekt që më ka bërë përshtypje ka qenë Çiljeta. Herën e parë ne kishim vendosur orarin e gjithçka, por ndodhi tërmeti, herën e dytë prap ndodhi një gjë, herën e tretë që u ra dakord, të dielën u bë konfirmimi i fundit dhë të hënë që ne kishim xhirimet, thjesht nuk hapi më telefonin.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur më pas mes dyshes, nëse kanë komunikuar më, apo e kanë lënë me kaq, por këngëtarja Çiljeta Xhilaga nuk ka qenë pjesë e emisionit, të paktën deri tani që flasim.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!