Bledi Strakosha ka dhënë një lajm të ri për jetën e tij private.

Në një intervistë me Panorama Plus, moderator i njohur i programit “Me Bledin” në RTSH, ka treguar se është në një lidhje të re, por po jeton larg gjysmës së tij më të mirë.

“Unë jam në një lidhje ç’është e vërteta, por kemi vendosur të mos takohemi këto kohë. Kështu afër si distancë gjeografike, sepse jetojmë në një qytet, por larg në kuptimin e mundësisë për t’u përqafuar, puthur…”

Moderatori shqiptar: Në dashuri më kanë lënduar, të vetmit që s'të ...

I vetëm në shtëpi, ai tregon se të dy kanë vendosur të mos takohen. Ndërsa tregon sesi është karantina e një djali televizioni që i pëlqen vetmia, Bledi shprehet se nuk do të nxitohet sa i përket krijimit të një familjeje.

“Mendoj se hapa të tillë nuk janë në dorën tonë. Krijimi i një familjeje është një dëshirë e hershme, por edhe përgjegjësi e madhe. Nuk mendoj se duhet të lejoj rrethanat që të diktojnë këto vendime. Edhe pse këto kohë, për herë të parë në jetë po ndiej disi vetminë, nuk mund e nuk dua të nxitohem për të krijuar lidhje të gjata apo familje. Por nëse kushtet e ndjenjat puqen siç duhet, do të isha shumë i lumtur të ndodhte”.

Por si është jeta në karantinë e Bledit?

“E qetë. Përgjithësisht ditët e mia janë të qeta, përpos angazhimeve që hera-herës nisin në mëngjes e mbarojnë në mbrëmje. Por këto kohë po shijoj veten dhe shtëpinë, siç kisha kohë pa e shijuar. Dita nis me një mëngjes të lehtë, kafe dhe muzikë. Vijon më tej kryesisht me filma e dokumentarë, ndonjë libër, punë që duhet t’i kryej nga shtëpia, por edhe gatime e punë shtëpie”, shprehet moderatori.

Bledi Strakosha bëhet nostalgjik – Ndoshta i keni harruar ato ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!