Moderatori i njohur i emisionit “Rreze dielli” ka njoftuar largimin e tij pas disa sezonesh.

Alban Musa ka trevuar se pas disa vitesh në televizionin “ReportTV” ai ka vendosur të largohet dhe ka zbuluar arsyen që e shtyu të marrë këtë vendim.

Mesa duket moderatori ka dhënë dorëheqjen për shkak të disa konflikteve me drejtuesit e televizionit dhe thotë se për të është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë.

“Dhashë dorëheqjen pas një konflikti me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë”, shkruan ai në Instastory.

Më tej Albani shton se së shpejti do e shohim sërish në ekran pasi ka ende njerëz që e pëlqejnë punën e tij dhe i kanë ofruar hapsirë televizive.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!