Ballina Aktualitet Mjeku Pipero jep lajmin e mirë: Kulmin e kurbës e kaluam...

Mjeku Pipero jep lajmin e mirë: Kulmin e kurbës e kaluam…

Në një lidhje me Skype me emisionin “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero ka dhënë lajme të mira për popullin shqiptar.

Ai shprehet kulmi i kurbës ka kaluar javën që lamë pas dhe tashmë jemi drejt kthimit në normalitet.

Për më tepër, mjeku shton se ka rënë edhe numri i telefonatave tek numri 127, ndërkohë që Shqipëria numëron gjithsej 409 të infektuar me Covid-19, ndërsa 22 persona kanë hùmbur jetën.

“Ka disa indikatorë që unë i konsideroj shumë të rëndësishëm. Në mendimin tim, kurba ka qenë e butë, jo shumë problematike për kapacitetet tona shëndetësore dhe kjo falë një sërë masah eféktive dhe kërkesës së llogarisë për t’i zbatuar këto masa. Një rol të rëndësishëm kanë dhënë edhe këshillat e specialistëve.

Pëllumb Pipero qetëson gjithë qytetarët: E kemi kaluar kulmin e ...

Rënia numrit të telefonatave tek 127 është i dukshëm, ulja e rasteve që shtrohen çdo ditë dhe shtimi i rasteve të shëruara apo atyre që dalin çdo ditë është i dukshëm. Një indikator tjetë i rëndësishëm është, jo ulja e numrit të rasteve që merrren përmes testimeve, por ulja e përqindjes. Pra, sot kishim 9 raste dhe janë realizuar 230 mostra, pra është ulur përqindja e pozitivitetit. Duke gjurmuar rastet e kontaktit, ne kemi patur përqindje relativisht të lartë 15% apo 16 % të pozitivitetit. Kjo kurbë tek ne ka patur dy kulme të vogla. Unë besoj që ne e kemi kaluar pikun e epidemisë javën e shkuar, tani jemi në atë që ne e quajmë sheshpushim dhe besoj që fillimin e javës tjetër numri do shkojë duke rënë. Besoj që nga fundi i prillit numri do të jetë shumë i ulët. Ndoshta do të kemi disa raste sporadike në maj. Jam shumë optimist që paralelisht me të do të shkojë dhe lirimi i masave,”- u shpreh Pipero.

Pëllumb Pipero jep lajmin e mirë: Shqipëria e kaloi pikun e ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...

Habit Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse…

Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival. Këngëtarja shqiptare...

Semi Jaupaj së shpejti imazhi i kompanisë së çuditshme! (FOTO)

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, përveç dénoncímeve dhe nxjérrjés “làkuríq” të abùzuesve dhe pédofílëve, ka edhe...
error: Alert: Content is protected !!