Që prej shpérthimit të koronavìrusit të ri, autoritetet shëndetësore bënë të qarta fillimisht tre simptoma tipike; temperaturë e lartë, kollë dhe vështirësi në frymémarrje.
Së fundmi, mjékët dyshojnë se një shenjë e radhës mund të jenë edhe disa njolla në gishtat e këmbëve, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë.
Një dermatolog tha se kjo simptomë nuk është vendimtare, por mjekët po shohin një lidhje me vìrusin, raporton Top Channel.
Ata shprehen se skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë.
“Ne mendojmë se ndoshta ajo çka po ndodh është se fryrja vjen si pasojë e grumbullimit të gjakut në kapilarë duke krijuar skuqjen. Teoria tjetër është se ndoshta ka mpiksje të vogla gjaku të cilat janë të lidhura me këtë vìrus.”