Teksa qëndron e izoluar në shtëpi me familjen e saj, Albanin, Amelinë dhe Duam, këngëtarja Miriam Cani është bërë nostalgjike për kohët e dikurshme.

Ajo ka hapur albumet e vjetra dhe është çmallur me pozat e shumë viteve më parë, kur ajo dhe Albani ishin ende dy të rinj në hapat e parë të dashurisë.

Në llogarinë e saj në ‘Instagram’, Miriami ka ndarë një pozë shumë të vjetër të çiftit, plot 13 vite më parë.

The old picture when Miriam Cani and Alban Skënderaj were just in ...

Ata kanë pozuar të buzëqeshur krah njëri-tjetrit dhe duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak, pasi kanë mbetur po të njëjtët, shkruan Arkiva News.

“13 vite më parë .. Të dua ”- shkruan këngëtarja në foton e ëmbël me partnerin.

Si fryt i dashurisë së tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijët e çiftit, Ameli dhe Duam, të cilët e kanë plotësuar edhe më shumë jetën e këngëtarëve.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!