Ballina Aktualitet Mësimi online drejt dështimit. Çfarë u bë me tabletat e premtuar në...

Mësimi online drejt dështimit. Çfarë u bë me tabletat e premtuar në 2015?

Emergjenca Covid-19 ka mbyllur institucionet arsimore dhe ka detyruar mësuesit dhe nxënësit të zhvillojnë mësimin online, nga shtëpia.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri të ditur se mësimi do të vazhdojë të ndiqet online derisa situata të kthehet në normalitet, mirëpo vlen të theksojmë faktin se kjo mënyrë është një fije larg dështimit.

Një numër i konsiderueshëm nxënësish të çdo niveli e kanë të pamundur të ndjekin mësimin online, kjo për shkak të mungesës së mjeteve teknologjike apo lidhjes së internetit, në një kohë kur këto duhet të ishin tashmë “punë e mbaruar” nga qeveria.

“Top-channel.tv” shkruan se në vitin 2015, kryeministri Edi Rama ndodhej në gjimnazin “Sami Frashëri” kur prezantoi projektin e dixhitalizimit, i cili sipas tij do të kishte përfunduar plotësisht në vitin 2018.

File:Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë.jpg - Wikimedia Commons

Rama premtoi se ky do të ishte një transformim historik për arsimin dhe metoda e mësimdhënies online do të shtrohej në të gjitha shkollat e sistemit parauniversitar, ndërsa studentëve do t’u shpërndaheshin tableta për të zhvilluar mësimin.

Në vitin 2014, Ministria e Arsimit shpenzoi 3.5 milionë euro për të blerë rreth 5800 tableta, për të shndërruar 120 klasa dixhitale në 60 shkolla të vendit, 17 shkolla në vendet rurale dhe në 43 shkolla në zonat urbane.

Megjithatë, pandemia Covid-19 tregoi se ky plan ende nuk është realizuar në vitin 2020 dhe mësimi online vazhdon të ketë boshllëqe të mëdha.

Në këto kushte të zhvillimit të mësimit online, është thelbësore që së paku qeveria të ofrojë internet falas në mënyrë urgjente për familjet në nevojë.

Të shumta janë komentet që i drejtohen ministres Shahini në rrjete sociale, ku i kërkohet internet falas apo tregojnë se nuk janë në gjendje të zhvillojnë mësimin online për shkak të mungesës së internetit.

Nga sot fillon mësimi online edhe në gjuhën turke dhe boshnjake ...

Për më tepër, janë të panumërta ankesat nga nxënësit për mësimin online, të cilët tregojnë se kjo mënyrë është shumë e lodhshme për sytë dhe përvetësimi i leksioneve është tepër i vështirë.

Një pjesë e mirë e nxënësve kërkojnë anulimin e këtij viti akademik, pasi e shohin të pamundur zhvillimin e mësimit në këtë situatë.

Pavarësisht dëshirës, shumë nxënës janë të detyruar të ngelen pas në mësime për shkak të pamundësisë së zhvillimit të mësimit online, ndaj tashmë më shumë se kurrë është koha që ky plan të rishqyrtohet.

Tashmë jemi në javën e pestë të mbylljes së shkollave dhe rreziku është tepër i lartë që një pjesë e mirë e fëmijëve dhe të rinjve, në pamundësi ekonomike, të mos mundin dot që të mbyllin këtë vit akademik. /Iconstyle.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Adrola Dushi feston ditëlindjen, e ëma i bën dedikimin më të bukur që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Modelja Adrola Dushi feston ditëlindjen! Bukuroshja ka publikuar disa postime në rrjetin social “Instagram”, ku ndër të tjera ka postuar edhe urimet e personave...

Pas zhùrmës së madhe ditëve të fundit, Adisi publikon pamjet e Fifit duke gatuar! (VIDEO)

Tahsmë siç dihet këngëtarja e njohur Fifi është në një romancë me Adis Patushin. Ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk ngùrrojnë që në rrjetet sociale...

Ups! Beniada nxòri ‘padashje’ Megi Pojanin se është në lídhje me Endri Çekiçin! (VIDEO)

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë tashmë në qendër të vëmendjes. Dyshja po përfliten për një lídhje dashurie por asnjëri prej tyre nuk ka...

E réndë! Hùmb jetën në moshën 32-vjeçare aktori i njohur i humorit! (FOTO)

Komediani kanadez Nick Nemeroff ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Familja e tij konfirmoi vdékjen e tij të paprítur të hënën në mbrëmje. Ende nuk dihet...

Arjan Konomi e péson kéq në Jordani, rrézíkon të képusë…krahun! (VIDEO)

Gazetari Arjan Konomi ka pésuar një aksídent teksa po qëndron në Jordani. Si pàsojë, ai iu nénshtrua një opéracioni emérgjént për të riparuar démin. Opéracíoni u...
error: Alert: Content is protected !!