Reperi i njohur, MC Kresha së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ashtu siç pritej, detajet deri më tani ata i kishin mbajtur të fshehta.

Por, ditët e fundit Erzina është treguar më e hapur dhe në profilin e saj në Instagram u përgjigjet shpesh pyetjeve të ndjekësve.

Married and fathered, Mc Kresha speaks for the first time after ...

Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe gjininë e bebit që po pret.

Bashkëshortja e MC Kreshës konfirmoi më në fund gjininë dhe tha se ata po presin në vajzë, ashtu siç ishte përfolur prej kohësh.

Pak ditë më parë, Erzina tha se ende nuk e kanë vendosur emrin e bebit që do të vijë në jetë dhe shprehu dëshirën për të patur 3 fëmijë.

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!