Mamaja e Stresit flet për marrëdhënien e saj me djalin dhe Kejsit (VIDEO)

Reperi i njohur, Stresi ka qenë sot si rrallëherë në një lidhje direkte së bashku me nënën e tij në emsionin ‘Ftesë në 5’ në ekranin e ‘Top Channel’.

Ai ka treguar gjithmonë edhe në projekte muzikore se ajo është dashuria më e madhe që Stresi ka, duke zbuluar dhe sa i lidhur është me të. Së fundmi mamaja e Stresit ka treguar krah tij se si kanë qenë këto kohë për të dhe djalin i cili ka treguar se do të sjellë vetëm hite në muzikë.Kejsi uron për ditëlindje ish-vjehrrën, nuk kursen fjalët më të ...

Zonja Shpresa nuk i ka shpëtuar dhe pyetjeve të Bietës lidhur me raportin e reperit me Kejsin.

Ajo pohoi se ka gëzon tjetër marrëdhënie me Kejsin nga ajo që ka djali i saj, duke mos fshehur dhe dëshirën që ata të jenë bashkë. Më pas shtoi se ajo si gjithë familja i respekton vendimet që do të marrin Stresi dhe Kejsi në të ardhmen. Në përfundim të opinionit të saj, mamaja e reperit shtoi se ata besojnë shumë në zot e nëse është e shkruar do të jenë bashkë pavarësisht çdo gjëje, ndonëse tani i duhet të marrin thjesht pak më shumë kohë./revistawho.com