Të gjithë personazhet e njohur kanë treguar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se si e kanë kaluar periudhën e vetizòlimit.
Shumë prej t yre kanë pohuar se janë marrë me punët e shtëpisë, me gatime dhe duke parë filma.
Megjithatë pas disa javësh, duket se shumica prej tyre dëshiron t’i kthehet sa më parë normalitetit.

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ka treguar së fundmi me anë të një postimit në ‘Instagram’ se si do të veprojë ajo kur e gjitha kjo periudhë të mbarojë.
“Unë pas karantinimit”, ka shkruar Vjollca krah fotos ku shfaqet mes shumë valixhesh në aeroport.
Me siguri Luanës i mungojnë udhëtimet e shumta dhe nuk do ishte çudi ta kishte menduar që tani destinacionin e parë që do të vizitojë./revistawho.com
