Në muajin tetor, Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik.

Lajmin ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte se tashmë rrugët e tyre ishin ndarë dhe pas kësaj Mozzik u kthye të jetojë në Kosovë.

Pas ndarjes, vogëlushja e tyre, Hana jeton në Zvicër me të ëmën dhe Loredana ndan shpesh foto dhe video të saj.

Së fundmi, reperja ka publikuar një video, e cila na preku zemrat.

Hana, teksa po sheh një foto të të atit e puth dhe gëzohet para portretit të tij, raporton iconStyle.

“Puthje për babin”, shkruan Loredana në videon e vogëlushes.

Historia e Mozzik dhe Loredanës, si reperja shqiptare u martua me ...

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë qenë shpesh në qendër të mediave, sidomos pas thumbave që hedhin shpesh për njëri-tjetrin.

Por, me sa duket tani gjëra kanë ndryshuar dhe dyshja ka rregulluar marrëdhëniet.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!