Virusi vdekjeprurës Covid-19 i ka mbyllur të gjithë në shtëpi, ndaj Loredana Zefi ka nisur ta shpenzojë të gjithë kohën me të voglën e saj, Hanën.

Nënë e bijë janë izòluar në shtëpi si e gjithë bota, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të epidemisë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Loredana tregon shpesh si e kalon ditën tashmë që është në karantinë dhe padyshim që kryefjala e ditës së saj është Hana.

Në InstaStory, reperja ndau disa video tepër të ëmbla me të bijën, e cila ka nisur të belbëzojë fjalët e para.

Pasi Loredana përshëndeti ndjekësit e saj, Hana u mundua të imitonte të ëmën, duke na ëmbëlsuar ditën me zërin e saj.

Pas ndarjes së Loredanës me Mozzik, vogëlushja jeton me të ëmën, e cila prej disa kohësh po përflitet për një romancë të re me reperin Zuna.

Madje, dyshja solli edhe një bashkëpunim të titulluar “Du bist mein”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!