Loredana dhe Mozzik prej disa muajsh i kanë ndàrë rrugët me njëri-tjetrin, por nuk e kanë fshehur mundësinë që në një të ardhme ata mund të kthehen sërish bashkë.
Edhe pse të ndàrë, dy artistët e talentuar i mban bashkë vogëlushja e tyre, Hana.
Të dy këngëtarët ndàjnë shpesh foto e video nga më të ndryshme të bukuroshes së vogël e cila jeton me Loredanën.

Së fundmi Loredana ka postuar disa imazhe shumë të bukura të vajzës së saj, imazhe të cilat ia ka dërguar edhe Mozzikut i cili s’ka hezituar t’i postojë në Instagram.
Mirëpo reperi ka publikuar edhe dy foto të tij kur ishte i vogël si për të na treguar se Hana është një kopje e të atit dhe me siguri për këtë Loredana s’ka më të voglin dyshim pasi fotot flasin vetë.

