Ballina Showbiz Loredana dhe Zuna marrin çmimin e rëndësishëm (FOTO)

Loredana dhe Zuna marrin çmimin e rëndësishëm (FOTO)

Vetëm një javë më parë, Loredana Zefi dhe Zuna lançuan bashkëpunimin e tyre të parë, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku.

“Du bist mein” (Ti je e imja) u titullua kënga, klipi i së cilës u xhirua në shtëpi.

Dy reperët realizuan videoklipin më të thjeshtë ndonjëherë, duke përfshirë në të edhe fansat e tyre me video të shumta nga TikTok.

Pavarërisht thjeshtësisë së saj, kënga “Du bist mein” ka gòditur publikun dhe ka rezultuar ndër më të suksesshmet.

Madje, Loredana dhe Zuna kanë fituar çmimin e rëndësishëm për këtë bashkëpunim.

Loredana në lidhje të re me reperin e njohur - Gazeta Online INSAJDERI

Ata kanë marrë një trofe për këngën që po qëndron në krye të top-listave dhe vazhdon të jetë më e dëgjuara prej një jave.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Loredana falenderon të gjithë ata që mbështesin muzikën e saj, duke paralajmëruar se sapo kjo situatë të qetësohet, ajo do të dalë sërish të bëjë punën e saj, duke u marrë me muzikë dhe padyshim duke krijuar hite.

error: Alert: Content is protected !!