E dimë që është 1 prilli, por më në fund është zyrtare!

Ledri Vula ka konfirmuar njëherë e mirë lidhjen e tij romantike me fashionistan e njohur Sara Hoxha, duke publikuar foton e parë në Instagram me të në krahë.

Dyshja besohet se ka dalë para periudhës së karantinimit, pasi shfaqet në një club të përqafuar. Në fakt ësht Sara ajo që i ka hedhur duart në qafë reperit shqiptar, i cili nga ana e tij ka bërë një shprehi fytyre tepër komike.

Fotoja po çmend fansat e dyshes por jo vetëm. Një lumë komentesh ka vërshuar nga miqtë VIP të dyshes, nga Enca te Baby G etj, të cilët e përgëzojnë çiftin e bukur!

Puthje në qafë e përqafime, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmojnë ...

Ledri nga ana e tij nuk ka bërë asnjë koment përveç një emoji me dy zemra që flet shumë! Me sa duket u desh kjo periudha e karantinimit për ta bërë Ledrin të reflektojë dhe ta bëjë publike lidhjen e tij me Sarën!

Pak kohë më parë, Ledri pranoi se ka presion të madh për martesën veçanërisht nga gjyshërit.

 “Kam vakt me u martu. Po e mbaj stafetën e beqarit edhe pak, s’di bro. Më së shumti presionin e kam nga gjyshi dhe gjyshja, po kismet kadalë kadalë”, u shpreh ai.

Epo tani besojmë se s’do të vonojë shumë dita!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!