Është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeccare ish-handbollisti kampion dhe biznesmeni Nikolin Karroca!

I cilësuar si një prej figurave më të spikatura të sportit të hendbollit, Nikolin Karroca nga Shkodra, ka humbur jetën para kohe pasi ka pësuar një atàk kardiak.

Shkodra, dhe  komuniteti i sportit është befasuar nga lajmi trònditës për ish-hendbollistin kampion me Vllazninë e viteve ‘90.

Nikolin Karroca i përket brezit të ekipit Vllaznia duke luajtur me shumë sukses në vitet 1987-1993 ku edhe u shpall kampion i Shqipërisë.

Ai njihej edhe si biznesmen i suksesshëm në fushën e fasonerisë, ku prej disa vitesh ishte administrator i një fabrike këpucësh.

Ndahet nga jeta sportisti dhe biznesmeni i njohur shkodran – FaxWeb

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!