Ky është mesazhi që Meghan dhe Harry i dërguan para dasmës babait të dukeshës (FOTO)

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë një prej çifteve më të komentuar në media personazhet që kanë ngjallur kuriozitet të madh tek publiku në mbarë botën.

E gjithë jeta e tyre është ekspozuar në media, ndaj Meghan dhe Harry vendosën të heqin dorë nga titujt mbretërorë dhe të bëjnë një jetë më të thjeshtë.

Madje, ata kanë shkëputur çdo kontakt me mediat britanike që kanë përfituar në kurrizin e tyre.

Me siguri ju kujtohet “shérri” i madh i Meghan Markle me babain e saj, Thomas, i cili u bë kryefjala e mediave për muaj të tërë.

Meghan dhe i ati nuk flasin më që prej dasmës së saj, ndërsa nga Gjykata e Lartë janë bërë publike disa mesazhe që Harry dhe Meghan i kanë dërguar Thomas-it për ditë me radhë para dasmës.

Pavarësisht skàndalit të madh në media, çifti ka kërkuar të flasë me babin e Meghan-it dhe e ka telefonuar disa herë, duke i lënë gjithashtu mesazhe.

“Tom, jam Harry dhe do të të telefonoj tani. Të lutem përgjigju. Faleminderit.”

“Tom, sërish Harry. Kam vërtet nevojë të flas me ty. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, i kuptojmë rrethanat, por “bërja publike” do ta përkeqësonte situatën. Nëse e do Meghan-in dhe dëshiron ta rregullosh këtë, të lutem më telefono. Ka dy opsione të tjera që përjashtojnë nevojën për të folur në media, e cila krijoi gjithë këtë situatë. Kështu që të lutem më telefono, që të ta shpjegoj. Meghan dhe unë nuk jemi të zemëruar, thjesht duam të bisedojmë me ty. Faleminderit.”

Mesazhi i tretë ishte një lloj paralajmërimi:

“Oh, çfarëdo bisede me shtypin do të déshtojë, më beso Tom. Vetëm ne mund të të ndihmojmë, siç jemi përpjekur që ditën e parë.”

Një mesazh i dërguar 4 ditë para dasmës:

“Jam përpjekur të të kontaktoj gjithë fundjavën, por ti nuk po i përgjigjesh asnjë telefonate apo mesazhi. Jemi të shqetësuar për shëndetin tënd, por nuk dimë çfarë të bëjmë më shumë pa përgjigjen tënde. Ke nevojë për ndihmë? Ta sjellim sërish ekipin e sigurisë? Na vjen vërtet keq që je në spital, por të lutem kontakto me ne. Në cilin spital je?”

Mirëpo, asnjë përpjekje e tyre nuk ka pasur asnjë rezultat dhe babai i Meghan vazhdon ende të mos pranojë të kontaktojë me të bijën.