Të gjithë biem dakort se pamja është një faktor shumë i rëndësishëm, por tashmë parukeritë që na ndihmonin me këtë pjesë, janë mbyllur si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në këtë mënyrë disa nga VIP-at tanë janë detyruar të kujdesen vetë për pamjen e tyre duke bërë edhe ndryshime.
Tayna ka vendosur t’i presë flokët shkurt gjatë karantinës. Këngëtarja postoi një foto me modelin e ri të flokëve teksa dukej e kënaqur nga rezultati.

Ndërsa Enca vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve. Ajo postoi disa foto ku shfaqej me flokë ngjyrë gri që e bëjnë të duket edhe më e ëmbël.

Nga ana tjetër, Ermal Mamaqi u detyrua t’i qethte vetë flokët dhe përfundoi me këtë pamje. Aktori shkaktoi shumë të qeshura me videon ku shfaqej duke qethur flokët.

Gjithashtu edhe Jonida Maliqi vendosi t’i presë flokët gjatë kësaj periudhe. Këngëtares i shkon shumë modeli i ri me baluke të cilin me siguri do ta mbajë gjatë.

Ndërkohë Alban Skënderaj vendosi t’i rrisë flokët duke u kthyer kështu me pamjen që ka patur në 2005. “Çfarë s’do jepja për një berber”-tha këngëtari.

Po ashtu edhe Florian Agalliu u detyrua t’i qethtë vetë flokët gjatë karantinës. Moderatori postoi disa foto gjatë proçesit.
