Kur vazhdon dhe kur mbaron viti akademik? Ja hipotezat e mundshme

Me identifikimin e rasteve të para me koronavìrus në Shqipëri, qeveria vendosi mbylljen e shkollave për dy javë deri më 23 mars, e me shtimin e rasteve afati u shty deri më 3 prill.

Por, duke marrë shkas nga zhvillimet në vend Ministria e Shëndetësisë ka vendosur më 1 prill mbylljen e të gjithë institucioneve publike dhe private deri në një kohë të pacaktuar.

Në këto kushte, teksa qeveria po ndërmerr lehtësime të shumta, nxënës e studentë të shumtë janë të shqetësuar se çfarë do ndodhë me shkollat, teksa deri tani është përdorur si zgjidhje mësimi online.Viti akademik mund të zgjatet deri në Shtator - Tv Klan

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar herë pas here se viti shkollor nuk do pezullohet dhe se strukturat arsimore kanë dy opsione për mbylljen e këtij viti akademik, ku njëri opsion është përllogaritja e notave për pjesën para përhapjes së pandemisë në vendin tonë ndërsa opsioni tjetër është përmbledhja e vlerësimeve të mëparshme.

Ndërsa, sa u përket universiteteve ministrja ka deklaruar se ata janë të pavarur nga Ministria e Arsimit, por ka bërë me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me dekanët e rektorët dhe se nuk do ketë shtyrje më shumë se në korrik.

Mirëpo, së fundmi është raportuar se gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.Viti akademik mund të zgjatet deri në Shtator | Gazeta Bulevard

Në një intervistë me Tv Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku u shpreh se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në shtator, për tu rikthyer sërish në tetor për vitin e ri akademik.

“Një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në shtator. Univesitetet po përgatisin planet për rifillim. Universitetet do happen në vijim, mund të happen në maj, qershor. Hapja do jetë e patjetër do jetë e pjesshme dhe mësimdhënia do zhvillohet me kushte me të sigurta sanitare.”

Përsa u përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.