Ditën e sotme, vendi ynë numëroi 21 raste të reja të inféktuara me Covid-19, të cilat e çuan numrin total të të prekurve në 539.

Gjithashtu, vìrusi i ka marrë fatkeqësisht jetën 26 personave në Shqipëri.

Në spitalin e Inféktivit janë 35 të shtruar, 7 pacientë prej të cilëve janë në terapi intensive.

Nga rastet e reja, 11 i përkasin Shkodrës, 4 Tiranës, 4 Krujës dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Four new cases of COVID-19 confirmed in Albania – Tirana Times

Tirana mban vendin e parë me numrin më të madh të rasteve të inféktuara, 245 persona të prekur deri tani.

Sipas epidemiologëve që dalin çdo ditë në terren për të gjurmuar rastet e reja, 3 janë zonat më të rrezikshme, të ashtuquajtura “vatra të nxehta” të Covid-19.

Këtu përmendim “Astirin”, “Freskun” dhe “Ish-stacionin e trenit”.

Shqipëri: Të ndalim me ҫdo kusht kërdinë nga COVID-19 | Ballkani ...

Në kryeqytet dalin çdo ditë 9 grupe epidemiologësh, të cilët shkojnë pranë rasteve të dyshuara për t’i bërë tamponin.

Ata marrin masat e duhura mbrojtëse para se të takojnë të dyshuarit, të cilat përfshijnë 3 maska, 3 palë doreza, syze dhe helmeta mbrojtëse.

Pasi marrin tamponin nga i inféktuari, epidemiologët heqin masat mbrojtëse, duke i futur në një qese për t’i djegur më pas.

Këtë proces e ka shpjeguar edhe një prej epidemiologeve, Aurora Xhixha:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!