Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, ka njoftuar se do të mbajë një koncert kundër pandemisë së Covid-19, që do të mbahet dhe do të transmetohet në të gjithë botën, më 18 prill.

Njoftimi u dha në një konferencë shtypi virtuale, organizuar nga organizata botërore e shëndetësisë, në të cilën mori pjesë vetë këngëtarja.

“Për mua është një nder të ndihmoj me këtë event të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 18 prill, në një kohë kur ne kemi nevojë të tregojmë historitë tona dhe të nderojmë punonjësit e shëndetësisë dhe gjestet e tyre héroike. Ne do të jemi në rrjete të ndryshme. Kjo pandemi globale, është një katàstrofë”.

ET Random Collage (10)

Koncerti do të titullohet: Një botë: së bashku në shtëpi. Performancat online, konsiderohen si një transmetim global në mbështetje të punonjësve të shëndetësisë dhe OBSH.

Në koncert do të ketë edhe emra të tjerë të njohur si Andrea Bocelli, Chris Martin, David Beckham, Elton John, John Legend, Keith Urban, Lang Lang, Paul McCartney, Priyanka Chopra Jonas, Shah Rukh Khan dhe Stevie Wonder.

WATCH NOW: iHeartRadio Hosts Living Room Concert for America to ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!