Moderatorja e njohur, Klea Huta ka vendosur që një pjesë të kohës së saj të lirë ta kalojë me ndjekësit në ‘Instagram’. Ajo i është përgjigjur plot sportivitet dhe humor pyetjeve të ndryshme të tyre, duke zbuluar dhe se si po shkon pritja e ëmbël për të.
Një prej ndjékësve e ka pyetur Klean edhe nëse ajo ka hequr dorë nga karriera si aktore në kinematografinë turke dhe përgjigja e Kleas ka qenë mjaft e qartë.

“Jo nuk ka dështuar ende dhe nuk është hequr dorë akoma. Një ditë do jem në atë kinematografi”, ka pohuar Klea. Ndër të tjera moderatorja ka treguar dhe se ka shtuar disa kilogramë gjatë shtatzënisë, por me rëndësi për të është vetëm shëndeti i bebit.
Moderatorja Klea Huta është në pritje të fëmijës së parë dhe tashmë është në muajin e 8-të të shtatëzanisë.
Ajo ka vendosur që në këto ditë izòlimi t’ju dedikojë kohë fansave duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre dhe duke ju dhënë këshilla kryesisht për marrëdhëniet.

Ndërkaq njëri prej ndjekësve e ka pyetur Klean se sa beba ka dhe ajo është përgjigjur se ka dy, një të madh që është Elgiti, ndërsa tjetri është bebi i vogël që ka në bark.
Mesa duket Klea e konsideron një beb edhe partnerin e saj Elgitin, ndërsa rrëfen se tashmë është në muajin e 8 të shtatëzanisë.
Megjithëse po qëndron e izòluar në shtëpi, moderatorja ka treguar se e ka marrë me qetësi këtë situatë dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë e saj.

Madje, ndryshimet në trup janë mëse të dukshme dhe pak ditë më parë Klea mori vëmendjen e të gjithëve me foton ku tregonte barkun e rrumbullakosur në Instagram.
Moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.
Megjithëse ndaj detaje rreth shtatzënisë, Klea dhe Elgiti nuk kanë preferuar ta zbulojnë emrin që kanë menduar për të voglin e tyre, ndaj mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.
